Interpoli zbret në luftën kundër krimit në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca bën me dije se një zyrtar i Europol do të jetë tashmë në Policinë e Shtetit nga janari i 2019. Soreca tha se lufta kundër krimit është prioritet për BE dhe se bashkëpunimi do të jetë më i rëndësishëm se kurrë kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar.

Ambasadori nënvizoi se “lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për Bashkimin Europian. Policitë e Europolit, BE-së dhe Italisë, së bashku me ato të Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Spanjës dhe Holandës kanë themeluar një rrjet operacional për forcimin e bashkëpunimit mes tyre në luftën kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, përfshi edhe krimin e organizuar shqiptar.

Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, transferimi i një oficeri ndërlidhës të Europolit pranë Policisë së Shtetit, duke nisur nga Janari i 2019, është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit aktual mes policisë shqiptare dhe policive të vendeve anëtare të BE-s”, shkruan Soreca.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet