Italia, shteti me vdekshmërinë më të lartë në BE, shkak ndotja e ajrit

Sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit të paraqitur në Shtator i zbatuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Italia kryeson klasifikimin Evropian të vdekjeve nga ndotja e ajrit me mbi 90,000 vdekje të parakohshme. Ka rreth 1.500 vdekje për milion banorë, krahasuar me 1,100 në Gjermani, 800 në Francë dhe Britani të Madhe dhe 600 në Spanjë. Përqendrimi i ndotësve në ajër krahasohet me kufijtë e vendosur nga ligji.

Nisur nga ky alarm Departamenti i Inxhinierisë Informative të Universitetit të Pizës ka krijuar një aplikacion ‘MonIQA’, i cili i lejon cdo personi të ketë akses për të kontrolluar cdo zonë të Italisë, se në cfarë nivelesh ka arritur ndotja e ajrit. Falë këtij aplikacioni cdo shtetas Italian do të ketë mundësinë të shikojë një pasqyrë të përgjithshme të cilësisë së ajrit në vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet