''Europa po mobilizohet përkrah Italisë, por duhet pranuar që në ditët e para të krizës, të përballej me nevojën për një përgjigjeje të përbashkët''

Italia u la vetëm, Ursula von der Leyen ndjesë publike: mund ta kishim shmangur

Bashkimi Europian i kërkon falje italisë dhe pranon se duhej ndihmuar. Deklarata erdhi nëpërmjet Presidentes së komisionit europian, Ursula von der Leyen, në një letër dërguar La Reppublica-s. ”Europa tashmë e ka ndryshuar ritmin e saj...nuk është si më parë dhe kjo ishte e dëmshme. Mund të ishte shmangur. Sot Europa po mobilizohet përkrah Italisë, por duhet pranuar që në ditët e para të krizës, të përballej me nevojën për një përgjigjeje të përbashkët. Shumëkush ka menduar vetëm për problemet e shtëpisë së tij. Ne kemi marrë masa me të ashtuquajturin instrumenti SURE për ruajtjen e nivelit të punësimit në vendet më të prekura", tha Von Der Leyen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet