''Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar''

Disa politikanë mbështetën lëvizjen për pëzullimin e vizave në parlamentin europian. "Vendimi i Parlamentit të Holandës për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian", tha raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, duke komentuar vendimin e shumicës në parlamentin holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët. “Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga Parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”, tha Fleckenstein. I pyetur se si do të ndikojë ky vendim në proçesin e hapjes së negociatave, eurodeputeti e përjashton rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë. “Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar”, nënvizoi eurodeputeti Knut Fleckenstein. Më herët, Parlamenti i Holandës votoi pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë duke parashtruar si arsye kriminalitetin e shtuar të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet