Johanes Hahn pritet të vijë në Tiranë: nuk parashikohen takime me opozitën

Eurokomisioneri Johanes Hahn filloi sot një tur ballkanik, fillimisht në Shkup e më pas në Tiranë. Në qëndër të takimeve që do të ketë përfaqesuesi i Brukselit do të jetë proçesi i negociatave, që këto dy vende kanë me Brukselin. Hahn parashikohet të zhvillojë takime me kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe nëse do të ketë hapësirë në agjendë me krerët e opozitës. Shqipëria duhet të plotësojë ende disa kushte që lidhen me krimin e organizuar, reformën, vetingun dhe korrupsionin. Hahn shtoi se Brukseli kërkon një marëdhënie të mirë mes fqinjëve, duke iu referuar marëveshjes mes Tiranës dhe Athinës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet