Johhanes Hahn: Shqipëria duhet të bindë vendet e tjera të BE-së

Në përmbyllje të vizitës së tij në Shqipëri, komisioneri i BE, theksoi edhe një herë cështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E rëndësishme për integrimin e vendit, theksoi Hahn, nuk është vetëm bindja e komisionerëve, por bindja e vendeve të tjera të BE.

“Vështirësia, përveç tek unë si Komisioner Zgjerimi është edhe tek politikanët europianë. Ata duhet t’u shpjegojnë qytetarëve në vendet e tyre përse është në interesin e vendit të tyre zgjerimi i Bashkimit Europian”. Në vëzhgim të komisionerëve do të jenë reforma e gjyqsorit por edhe liria e medias. I pyetur për deklaratat e kryeministrit Rama për mediat Hahn tha se politikanët kanë të drejtë të shprehn pikëpamjet e tyre. “E di që ka pasur kritika në drejtim të tij. Ai ishte fjalimi i tij dhe ju keni të drejtën që të reagoni për atë. Mendoj që edhe politikanët kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Është gjithnjë diskutimi për përdorimin e fjalëve të duhura, por kjo është pjesë e jetës sonë të përditshme. Të gjithë kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre, por është edhe e drejta e reagimit. Megjithatë, sipas meje i gjithë ky proces në shoqëri duhet të udhëhiqet nga respekti i ndërsjellë mes individëve.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet