Komisioneri Moscovici quan ''fashist'' një eurodeputet italian

Komisioneri europian, Pierre Moscovici e cilësoi sot ”fashist” një eurodeputet italian, pas rekomandimeve të BEsë për buxhetin e Italisë. Në një intervistë dhënë për televizionin ”CNews” Moscovici e quajti eurodeputetin italian një idiot, provokator dhe fashist.

Ai u pyet në lidhje me provokimin e Angelo Ciocca, eurodeputetit të Ligës (ekstremi i djathtë) të martën pas konferencës së shtypit, ku komisioneri njoftoi kundërshtimin e buxhetit italian.

”Kur nis përdorimi i dhunës kundrejt institucioneve, kur nisin të shkelen rregullat, përfshirë me këpucë, ka një lloj devijimi të ngadaltë drejt asaj që quhet demokracia iliberale, që nënkupton mosrespektimin e lirisë së shtypit, lirisë së gjyqësorit dhe institucioneve politike”, pohoi ai.

”Është vërtetë politika që unë urrej dhe janë pikërisht këta individë që unë do t’i luftoja deri në frymën time të fundit”, premtoi Moscovici, duke rikujtuar se Matteo Salvini, lideri i Legës, ishte distancuar nga provokimi i eurodeputetit./Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet