Komisioni ndihmon Shqipërinë me 15 milionë Euro, pas tërmetit

Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë. "BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Komisioni ka ndihmuar në mobilizimin e ekipeve të kërkimit me një staf prej prej më shumë se 200 personash nga disa vende të BE-së. Hapi i parë ndërkohë është që të alokojmë menjëherë nga fondi i fqinjësisë 15 milionë euro në mbështetje të popullit shqiptar. Gjithashtu kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh" u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet