Konventat nuk lejojne zgjatjen e kufizimit të lëvizjes

Qeveria shqiptare propozoi shtyrjen e gjëndjes së jashtëzakonshme deri më datë 23 Qershor të këtij viti. Kjo do të thotë mbi të gjitha kufizim të lëvizjes së qytetarëve në vend, një detaj që Ambasadori Luigi Soreca e ka quajtur jo në përputhje me konventat dhe ligjet ndërkombëtare, pa dhënë shumë detaje. “Është e qartë se situata kërkon marrjen e masave dhe qeveria ka marrë masa qysh në 10 mars, por kjo duhet të jetë një situatë e përkohshme. Prandaj kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duhet të jenë të mirë të justifikuara dhe sa më të shkurta në kohë", tha ai. Këshilli Europian ka propozuar që Shqipërisë t’i jepen 180 mln euro kredi me "kushte të favorshme" për këtë periudhë, para që do ti kalojnë Shqipërisë pas dy muaj e gjysmë. “Për Shqipërinë bëhet fjalë për 230 mln euro, 50 mln euro që i përmendëm dhe 180 mln euro me kushte të favorshme. KE dhe qeveria e Shqipërisë po negociojnë në lidhje me një marrëveshje mirëkuptimi që do të përcaktojë edhe kushtet e vënies në zbatim të 180 mln euro. Kjo do të nënshkruhet shumë shpejt dhe fasha e parë e parave do të disbursohet në muajin korrik me objektivin e qartë që këto para të përdoren në përputhje me objektivat e qeverisë shqiptare”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Fatmir Haderi  e Enjte 30 Prill, 2020

    Jam mirenjohes qe KE po jep ndihma euro Shqiperis shpresoj te menaxhohen mire.