Koronavirusi, Bashkimi Europian ngre nivelin e alarmit

Qendra europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, e ka kaluar nga “i moderuar” në “të lartë”, nivelin e rrezikut të lidhur me përhapjen e Covid-19 në kontinent. Kjo është deklaruar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke shpjeguar se vendimi i BE-së është marrë për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit në Europë.

Deklarata e presidentes së KE-së, është bërë gjatë prezantimit të “grupit përgjegjës Corona”, një task forcë që ndihmon në emergjencën e virusit. Në grup bëjnë pjesë komisari i europës Paolo Gentiloni, Janez Lenarcic, Ylva Johansson, Stella Kyriakies dhe Adina Valen.

Gjithçka është bërë e ditur nga Von der Leyen në një konferencë për shtyt së bashku me grupin në fjalë. Nga ana tjetër po ndërtohet edhe një uebsajt me informacionet më të rëndësishme mbi Covid-19 në Bashkimin Europian.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet