Kroatët, më mosbesuesit në Europë për pavarësinë e gjyqësorit

Kroatët, sllovakët, bullgarët dhe spanjollët janë qytetarët e BE-së të cilët kanë më shumë dyshime rreth pavarësisë së gjyqësorit në vendet e tyre, sipas një studimi të prezantuar sot nga Komisioni Europian.Sipas këtij anketimi të krye midis periudhës 9 dhe 11 janar 2018 në një target grup prej 26 446 personash të intervistuar nga telefoni, 76% e kroatëve e perceptojnë pavarësinë e gjyqësorit në vendin e tyre si të ishte ”shumë” ose ”mjaft i keq”. Ata ndiqen nga sllovakët (60%), më pas bullgarët (58%) dhe spanjollët (55%). Në Poloni, ndaj së cilës BE-ja ka nisur procedurat për shkak të një reforme të diskutueshme të gjyqësorit, 50% e qytetarëve shfaqin mungesën e besimit në pavarësinë e gjyqtarëve të tyre.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet