Kukan, studentëve: t’i vësh ultimatume qeverisë nuk është korrekte

Dialog jo ultimatume. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan kërkoi nga studentët të jenë më objektivë në atë çfarë kërkojnë dhe ti vendosin një dialog me qeverinë për zgjidhjen e problemeve. "Ata duhet të pranojnë dialog", tha Kukan. “Qeveria shqiptare duhet t’i marrë shumë seriozisht aksionet e studentëve. Por kjo nuk duhet marrë si një luftë dramatike kundër qeverisë, por si pakënaqësi që duhet trajtuar përmes dialogut”, theksoi Kukan. T’i vësh ultimatum qeverisë nuk është korrekte, studentët duhet gjithashtu të kuptojnë se nuk është e mundur që t’i diktosh qeverisë, përfundon ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet