Kukan thirrje partive: Dilni mbi interesa

Eurodeputeti i Partive Popullore Europiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave në BE. Kukan tha se këto vende kanë bërë progres ndërsa shtoi se sigurisht ka ende vend pë rezultate dhe lëvizje intensive. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë vërtetë rekomandimin që bëtë ju zoti Hahn. Ka pasur progres por mund të kemi më shumë rezultatet dhe lëvizje intensive. Ne vlerësojmë se në Shqipëri është një situatë e tensionuar politike, vendi do të shkojnë në zgjedhje në fund të qershorit dhe është në dorën e elitës politike për të marre një vendim që i shërben popullit, sepse populli i Shqipërisë vërtetë e meriton”, u shpreh Kukan.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet