Le Pen, forcë e parë në zgjedhjet europarlamentare në Francë

Me 23.7% të votave, partia e Marie Le Pen arriti të marrë 23.7% të votave në Francë, në përfundim të zgjedhjeve europiane. Ajo e quajti një "mohim demokratik" për Emmanuel Macron. “Besimi që francezët na kanë dëshmuar duke na votuar si partia e parë, por mbi të gjitha si lëvizja e ndryshimit të ardhshëm është një nder i madh për të cilin kemi shumë përgjegjësi tashmë“, vazhdoi ajo. Për Marine Le Pen, Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, i cili “ka vënë kredinë e tij presidenciale në këto zgjedhje“, ka vuajtur “një mospranim demokratik” dhe duhet të “paguajë pasojat“. Me rezultatin e tij të dielës, Bashkim Kombëtar do të fitojë rreth 22-26 vende në Parlamentin Europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet