Vlahutin largohet nga Shqipëria, Bregu dhe Mustafaj në pritje

Pak ditë para largimit nga Shqipëria, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, dhe Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, organizuan një pritje të posaçme në rezidencën e BEsë në Tiranë. Në pritje morë pjesë kryeministri Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, ambasadorë të akredituar në Tiranë, ministra e deputetë të Partisë Spcoialiste dhe drejtues të medias e përfaqësues të shoqërisë civile. Në pritje u vu re mungesa e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët thanë se ishin të angazhuar në seancën parlamentare. Nga PDja u panë në pritje vetëm Majlinda Bregu dhe Besnik Mustafaj, dy prej kundërshtarëve të kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet