PAC/ Reforma e politikës bujqësore europiane

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje për një rikrijim të politikës bujqësore të përbashkët (PAC) të BE-së për të garantuar sovranitetin ushqimor, mjedisor dhe industrial të kontinentit europian, në kuadër të hapjes së sallonit ndërkombëtar të bujqësisë në Paris.

“Europa bujqësore sot kërcënohet nga jashtë dhe nga brenda”, deklaroi presidenti francez.

Ai bëri thirrje për unitet duke theksuar se “pa PAC-un, konsumatorët europianë nuk do të përfitonin nga një ushqim i aksesueshëm dhe cilësor”.

Megjithatë, Macron kërkoi në veçanti që “të krijohen filiale europiane të prodhimit ku të integrohen në nivel BE-je logjistika, magazinimi dhe informacioni”. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet