Kryetari i Partisë Republikane në Francë, Laurent Wauquiez

Macron propozon hyrjen e Shqipërisë në BE, komenton opozita

Franca ka bërë një hap më afër propozimit të Shqipërisë për integrim në Bashkimin Europian, megjithë kundërshtitë e opozitës franceze. Kryetari i Partisë Republikane në Francë, Laurent Wauquiez, u shpreh për median franceze FranceInfo se ai mendonte që Shqipëria nuk duhej të integrohej, por nënvizoi faktin që Presidenti Macron kishte hedhur propozimin në tavolinën politike. “Presidenti i Republikës propozon hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Bisedimet me Shqipërinë do të hapen në Qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”- ka thënë ai. Faj për këtë sipas tij janë standartet e ndryshme të jetesës, sistemet e ndryshme ekonomike dhe sociale. "Nuk jemi në gjendje ëw harmonizohemi", shtoi ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet