Maratona e gjatë për fondin europian ndaj Covid-19

Bisedimet e “maratonës së negociatave” në Bruksel nuk kanë prodhuar akoma një marrveshje mbi bilancin e Bashkimit Europian për fondin e rindërtimit nga koronavirusi për kalimin e krizës. Mbledhja e cila ishte programuar për dy ditë, ka kaluar në ditën e tretë dhe akoma në orët e para të ditës së katërt, por deri tani ende asnjë shenjë për 27 drejtuesit e bllokut europian, të cilët kanë debatuar në lidhje me ndarjen e fondeve.

Pandemia ka vrarë mbi 135 mijë persona në Europë dhe ka shtyrë ekonomitë në një klimë shtrënguese deri në 8.3 për këtë vit.

Grupi drejtues ka propozuar një fond për koronavirusin në shumën e 750 miliard eurove, për t’i përdorur për këste dhe subvencione për vendet e goditura fort nga pandemia.

Paratë që janë llogaritur nga bilanci europian janë mbi 1 trilion Euro, shumë e cila ka bërë që liderat të kryejnë marrveshje prej disa muajsh, madje edhe para pandemisë.

Të gjitha kombet vërtiten rreth faktit se të gjithë duhet të bashkohen, por pesë vende “pak kokëforta”, të drejtuara nga Holanda, duan të kontrollojnë shpenzimet një për një, ndërkohë që vendet në jug të kontinentit si Spanja dhe Italia deklarojnë se “kushtet e vendosura duhet të reduktohen në maksimum”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet