Marrëveshja ndërpartiake për reformën zgjedhore/Soreca: Arritje e rëndësishme për stabilitetin politik

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca mirëpriti marrëveshjen e sotme ndërpartiake mbi ecjen përpara me një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

“Është një arritje e rëndësishme për rikthimin e stabilitetit politik të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, vlerësoi Soreca.

Ne besojmë, tha ai, “se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar në kohë reformën zgjedhore që do të miratohet nga Parlamenti, në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmes së tyre europiane”./ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet