Angela Merkel është kandidate për të marrë në dorë drejtimin e KEsë

Merkel mund të jetë në krye të Komisionit europian

Kancelaria gjermane Angela Merkel mund të kandidojë për të marrë në dorë drejtimin e Komisionit europian. Gjasat janë që ky post t’i kalojë kandidatit kryesor, gjermanit Manfred Weber, i cili njëherazi kreu i bllokut më të madh në Parlamentin Europian, PPEsë. Presidenti francez Emmanuel Macron këmbëngul në formatimin e proçesit në një kohë kur sipas proçeduarve ekzistuese, kandidati kryesor i cili përfaqëson grupimin politik fitimtar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, bëhet automatikisht drejtues i Komisionit. Por mbështetjen që i mohon Weberit, Macron thotë se do t’ia jepte me kënaqësi Merkelit vetë! Macron ka dalë hapur kundër Weberit me argumentin se ai është i panjohur për votuesit nëpër Europë ndërsa insiston se kësaj të fundit i nevojiten personalitete të fuqishme, njerëz me besueshmëri personale dhe aftësinë për t’i përmbushur siç duhet detyrat e pozicioneve qe mbajnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet