Gjermania e tha qartë! Negociatat udhëhiqen vetëm nga Komisioni Europian. Ne duam të vlerësojmë situatat e vendeve

“Kemi rënë dakord për këtë samit pasi jemi të angazhuar për perspektivën europiane të rajonit, por dua të qartësoj, se kjo nuk ka të bëjë me negociatat e anëtarësimit, pasi ato drejtohen nga Komisioni Europian. Ky i sotmi ka të bëjë me një përpjekje për të parë situatat e ndryshme, në vende të ndryshme dhe për të rrahur këndvështrimet se si do të shkojmë drejt progresit”, tha kancelarja gjermane në një konferencë me Presidentit Emanuel Macron. Ky i fundit më skeptik ndaj zgjerimit, por nënvizon impenjimin e rëndësishëm të vendit të tij në proçesin e negociatave. Kërkon vëmendje për dialogun Kosove - Serbi, pa imponur zgjidhje. Të tjera sfida janë, sipas Merkel e Macron, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, ekonomia etj. BE sipas tyre është e angazhuar për një rajon të qëndrueshëm dhe të qetë, që ecën i sigurt drejt zhvillimit.

Presidenti i Komisionit Europian Johannes Hahn tha dy ditë më parë, i cituar nga “Handelsblatt”, se ka besimin që në fund të majit, Komisioni Europian do të rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rekomandimi, sipas tij do të bëhet mbi bazën e kritereve me të cilat janë pajtuar vendet anëtare, e vendimi më pas do të kalojë përmes tyre. Sipas Hahn, si Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar “dritën jeshile” për negociatat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet