Mes Brexit dhe pavarësisë, Skocia po ruan balancat

Ndërsa Britania e Madhe me ankth i ka kthyer sytë nga Brexit, qeveria skoceze po pret momentin e duhur, me shpresën për të arritur qëllimin e saj, pavarësinë. Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon kundërshtare e flaktë e Brexit ka në plan të shprehet më shumë këtë muaj për projektet e saj në aspektin e pavarësisë. Deri më tani ajo e kishte shtyrë afatin, duke pritur të shihte kthesën që do të merrte Brexit. Megjithëse çështja e pavarësisë përbën ashtu si Brexit një temë debati, shtyrja e mëtejshme e datës së largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk ndikoi aspak për t’a zgjidhur atë. Në vitin 2014, gjatë referendumit për pavarësinë e Skocisë 55% e votuesve shprehën vullnetin e tyre për të qëndruar në Britaninë e Madhe. Dy vite më vonë, në referendumin për Brexit skocezët votuan 62% kundër Brexit, ndryshe nga Anglia dhe Uellsi. ”Qeveria është një mbështetëse e zjarrtë e idesë së një Skocie të pavarur në Bashkimin Europian’’, pohon për median Ben Macpherson, ministri skocez për Europën në Leith, në lindje të Edinburgut.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet