Mesazhi i Zaev për Kongresin e PS-së: Po ecim me guxim dhe vendosmëri drejt integrimit në BE

“Prioriteti ynë kryesorë është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe europiane”, deklaron Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në një mesazh për Kongresin Zgjedhor 2020 të Partisë Socialiste.

Zaev shprehet se “na ndajnë të njëjta ideologji, punojmë për synime të njëjta!Jemi dy vende të ndryshme, por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim edhe në zotimet tona. Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partner në botën demokratike”.

Duke u shprehur se “rruga nuk është e lehtë as për ne as për ju”, Zaev thekson se “megjithatë po ecim me guxim dhe vendosmëri drejt integrimit në BE”.

“Kjo është arsyeja pse ne mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim. Jam i bindur që së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit. Dhe më pas do të vazhdojnë të punojnë edhe më shumë përkushtim për qytetarët tanë. Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do të kemi bashkëpunim edhe më intensive mes dy partive dhe dy shteteve fqinje. E keni mbështetjen tonë”, përfundon Zaev.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet