Michel: BE do ta shmangë rënien ekonomike pas vendimit të Trump

Bashkimi Europian do të vlerësojë sot situatën në përpjekje për të shmangur rënien ekonomike nga vendimi i presidentit, Donald Trump për sa i përket udhëtarëve që kanë qëndruar në Europë, theksoi sot presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Pas ndalimit të udhëtimeve, të njoftuara nga presidenti amerikan, Donald Trump, ne do të vlerësojmë situatën sot”, theksoi Michel.

“Ndikimi ekonomik duhet shmangur”, theksoi ai disa orë pas njoftimit të papritur të presidentit amerikan, për ndërprerjen prej 30 ditësh të hyrjes në SHBA të udhëtarëve që kanë qëndruar në Europë për të parandaluar epideminë e koronavirusit.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se duke nisur që nga dita e premte pezullohen për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa, me përjashtim të atyre nga Britania e Madhe.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet