Ministri Cakaj në Bukuresht, Screening: kemi nevojë të thellohet komunikimi politik me BE

Ministrat e jashtëm të vendeve kandidate dhe ato anëtare u mblodhën këto ditë në Bukuresht. Ministri i jashtëm Gent Cakaj foli në mënyrë të detajuar për reformat. Politika jonë e jashtme është në përputhshmëri të plotë me parimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian. Ky takim ofroi edhe një mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e një vargu takimesh bilaterale me homologët e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, me ç’rast u komunikuan rezultatet kryesore të reformave të arritura në Shqipëri dhe natyrisht, domosdoshmërinë e hapjes së negociatave në qershorin e këtij viti. Puna e deritanishme Shqipërisë me proçesin screening ka marrë vlerësime pozitive. “Kemi diskutuar për ecurinë e procesit të screening, me ç’rast kemi marrë një notë skajshmërisht pozitive për veprimtarinë e deritashme të institucioneve të Shqipërisë në procesin e përafrimit të legjislacionit dhe në fund po ashtu kemi diskutuar për domosdoshmërinë e thellimit të komunikimit politik për të arritur objektivin e synuar për hapjen e negociatave për anëtarësim në vitin 2019,” deklaroi Ministri Cakaj pas takimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet