''Miqtë e zgjerimit'': BE ia ka borxh Ballkanit Perëndimor hapjen e negociatave

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot se në takimin që zhvilloi një ditë më parë me krerët e diplomacisë së katër vendeve të BEsë, se kishte dëgjuar prej tyre qëndrimin kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë të shprehur nga presidenti Ilir Meta.

Duke diskutuar për raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Kuvend, Balla tha se “ky Kuvend bashkë me opozitën parlamentare dhe shumica parlamentare është një reflektim i drejtpërdrejtë i asaj që 97% e shqiptarëve presin rrugën europiane të Shqipërisë. Dhe kjo është arritje pozitive dhe padyshim shpreh në mënyrë kuptimplotë se kur bie fjala për rrugën europiane të Shqipërisë ne duhet të jemi së bashku. Edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian nën drejtimin e opozitës ka reflektuar këtë qasje pro integruese të Kuvendit si shumicë”.

Por Balla shprehu trishtimin për qëndrimin e Presidenti në takimin që kishte zhvilluar me krerët e diplomacisë, të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë.

“Së bashku me kolegët e opozitës jemi ndjerë disi të trishtuar nga qasja që presidenti i Republikës një orë para takimit me ne, kishte pasur me katër krerët e diplomacisë, të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, katër ministra që kishin dalë nga një takim ku a thua kishin takuar presidentin e një vendi kundërshtarë me Shqipërinë, jo presidentin e Shqipërisë. Një president që nga fillimi deri në fund kish hedhur vrer mbi Shqipërinë”, theksoi ai.

Po ashtu Balla shtoi “se me lloj-lloj letrash dërguar Presidentit të BE-së, Ilir Meta bashkë me faktorë të tjerë të opozitës ka një përpjekje për të dëmtuar sado pak vlerësimin që dha Komisioni Europian të hënën e që mezi presim dhe jemi besimplotë se me 26, 27, 28 mars të Këshillit Europian të marrim një lajm pozitiv”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet