Mogherini: Shqipëria, e gatshme të hapë negociatat e pranimit

“Rekomandimi i Komisonit Euriopan për hapjen e negociatave është njohje e rezultateve të prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, nënkryetare e Komisionit Europian, Federica Mogherini në një takim në Bruksel me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Përfaqësuesja e Lartë përgëzoi Cakajn për rekomandimin e rinovuar të Komisionit në Këshill për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë, duke theksuar se kjo është një njohje e rezultateve të prekshme të reformës gjithëpërfshirëse dhe të plotë të drejtësisë dhe të arritjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet