Mogherini: besoj te rruga e Shqipërisë drej BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Bruksel në kuadër të Këshillit të Stabilizim–Asocimit mes Shqipërisë dhe BE. Bushati është pritur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë zv.Presidentja e Komisionit, Federica Mogherini.

Pas takimit Mogerini dhe Bushati kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët në lidhje me hapat e Shqipërisë drejt BE. Mogerini është shprehur se beson qe Shqipëria do ti plotësojë kushtet për integrimin.

“Besoj te rruga e Shqipërisë drejt BE. Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për negociata, me një sistem drejtësie jo të korrupuar. BE do ta mbështesë vendin për zbatimin e reformës në drejtësi. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë parësore. 2018 do të ketë mundësi unike për Shqipërinë. Procesi i integrimit është i pakthyeshëm ndaj presim hapa konkret.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet