NATO përgatit 'hapësirën ushtarake të Shengenit'

Marrë nga Deutsche Welle

Me forcimin e strukturës së saj të komandimit dhe të forcave të armatosura, NATO-ja reagon para së gjithash ndaj politikës së Rusisë, që perceptohet si politikë agresive. Që prej krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, NATO-ja e ka shtuar dukshëm praninë e trupave të saj në Evropën Lindore. Tani ajo përshtat edhe strukturën e komandës së saj, për të përshpejtuar zhvendosjen e trupave nga SHBA në Evropë dhe brenda Evropës.

Në kuadër të politikës së shtensionimit këto struktura janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme dekadat e fundit. Nga disa dyzina kuartiere qendrore të NATO-s, sot kanë mbetur vetëm shtatë. Numri i personelit ka rënë prej shumë më tepër se 20.000 ushtarakë që ishte, në rreth 6800.

Dyshime në aftësinë për të reaguar

Në një raport të NATO-s të klasifikuar sekret, ushtarakët kanë shprehur së fundi dyshime, nëse Aleanca do të ishte në gjendje që të reagonte aktualisht në mënyrë të përshtatshme dhe me shpejtësi ndaj një sulmi ushtarak të papritur rus. Shqetësime paraqiten para së gjithash për gjendjen e rrugëve dhe të linjave hekurudhore që mund të përdoren për synime ushtarake në drejtim të Lindjes, dhe para së gjithash për pengesat burokratike në transportimin e trupave dhe të pajisjeve.

Kemi nevojë për një "Shengen ushtarak", deklaroi von der Leyen në Bruksel. "Kur në rast krize dhe tensioni të duhet zhvendosësh me shpejtësi trupa në distanca të mëdha brenda Evropës, atëherë kjo duhet të jetë planifikuar mirë dhe të funksionojë me shpejtësi dhe efikasitet të madh."

Krahas Gjermanisë mendohet se një komandë tjetër do të ndërtojnë SHBA, për të siguruar më mirë mbi Atlantik rrugët e transportit midis Amerikës së Veriut dhe Evropës. Këtu është fjala veç mbrojtjes së rrugëve detare edhe për mbrojtjen e infrastrukturës së ndjeshme. Në Atlantik p.sh ndodhen kabllo për transportimin e të dhënave të internetit dhe të komunikimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet