Propozimi francez/ Më shumë komoditet, jo anëtarësim

Gazeta serbe Nezavisne, ka raportuar Franca ka një propozim të ri për Ballkanin. Macron pritet të propozojë një "partneritet special" në vend të integrimit, çfarë do ta largonte njëherë e përgjithmone vemendjen nga anëtarësimi i plotë në Union.

Sipas propozimit, mbështetja financiare, partneriteti special, qasja në tregjet europiane dhe avantazhe të tjera, do t'u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një "tërheqjeje të heshtur" të anëtarësimit të plotë. Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një "partneritet të privilegjuar", jo anëtarësim, por edhe atëherë, ajo u pa si një mënyrë elegante për të hequr dorë nga anëtarësimi i Turqisë në BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet