Negociatat/ Rama: Do vazhdojmë të punojmë njësoj si të ishin hapur negociatat. Europa qëllimi ynë strategjik

“Europa ka qenë dhe mbetet burimi i fymëzimit tonë politik dhe kryeqëllimi ynë strategjik dhe ne nuk presim nga Europa asnjë dhuratë, nuk kemi asnjë iluzion, por detyra jonë është ta bëjmë Europën këtu, duke bërë një për një detyrat tona të shtëpisë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste.

Rama tha se “procesi i integrimit për ne është një proces që na jep mundësinë të ecim më shpejt përmes instrumenteve që ai na ofron”.

“Na i hapin sot, s’na i hapin sot, do na i hapin nesër, do na i hapin pasnesër negociatat, këtë e dinë të zotët e shtëpisë në BE. Ne nuk presim më as mars, as maj, as tetor, as nëntor as dhjetor, asnjë gjë. Po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin. Kur të kenë nge do t’i hapin dhe faleminderit që do të na i hapin. Mjaft më duke përgatitur dasma ku krushqit nuk paraqiten ditën e dasmës. Ndërkohë, pavarësisht se nuk na i kanë hapur kur na kanë thënë do t’i hapim, ne kemi vazhduar dhe do vazhdojmë të punojmë njësoj si të ishin hapur për shqiptarët, për fëmijët tanë”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet