Negociatat: Komisioni do të nisë proçesin përgatitor

Rama flet për vendimin e Ministrave të jashtëm të Bashkimit europian, mbi çeljen e negociatave vitin e ardhshëm. Komisioni do të nisë menjëherë proçesin përgatitor, dhe kjo është një 'Ok' për çeljen e negociatave. Paralelisht ne të ngremë të gjithë strukturën e negociatave dhe të thellojmë patjetër reformat tona në të gjitha drejtimet e detajuara të mirëpërcaktuara nga teksti i Këshillit. "Nuk kemi humbur 12 muaj, kemi 12 muaj punë që është e njëjta punë që do të kryhej edhe nëse do të thuhej në tekst negociatat do të hapen sot. Por kemi një tekst që na mundëson që ne të bëjmë punën tonë dhe të gjithë ata që kishin hall se do tu ngriheshin në këmbë njerëzit se pse hapët menjëherë negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë të bëjnë punën e tyre të thonë jo. Kjo është një çasje kompromisi e subjektivitetit politik të vëndeve anëtare pas objektivitetit të raportit teknik të KE-së," tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet