Nis ''screening'', Hahn: Detyrat e shtëpisë duhet të realizohen

Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn në një konferencë të përbashkët me ministren e Drjetësisë Etilda Gjonaj tha se për Shqipërinë dhe Maqedoninë ka nisur puna për hapjen e negociatave. Ai tha se Komisioni Europian është i angazhuar maksimalisht në procesin "screening", ndërsa theksoi se ka shumë detyra shtëpie për të bërë. "Puna sapo ka filluar, perspektiva europiane është duke u realizuar dhe kjo do të thotë se shumë punë ka për të bërë dhe detyra shtëpie për tu realizuar në kuptimin e ligjit. Kemi ambicje për tu angazhuar dhe për të ecur rreth procesit "screening", u shpreh Hahn. "Shqipëria dhe Maqedonia - tha Hahn - do të ecin përpara me zbatimin e reformave". Ndërsa nga ana e saj, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se është shumë e rëndësishme përparimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet