Numër i lartë i azilkërkuesve në BE, shtohen masat e sigurisë në pikat kufitare

Përpjekjet për të kaluar kufirin në mënyrë ta paligjshme janë shtuar. Kështu Organizata Botërore e Migracionit ka nisur një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi qytetar, “Zgjidhni mundësitë dhe jo migracionin e parregullt”, për të frenuar fluksin e tepërt. Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës Lindita Nushi, ka deklaruar se edhe në Shqipëri janë shtuar masat e sigurisë në pikat kufitare për shkak se lëvizjet e paligjshshme drejt vendeve të BE-së, po prekin shumë të miturit.

“Në rastet më të shumta kanë qenë të mitur që tentojnë në mënyrë ilegale të kalojnë pikat e kalimit kufitar. Tashmë dihet që kontrollit të të miturve i kushtohet një rëndësi e vecantë. Po ushtrojmë një kontroll rigoroz e të shtuar për problematikat e ngritura nga vendet e Schengenit. Nga viti 2014, shtetet anëtare të BE-së janë përballur me një rritje të numrit të kërkesave për azil nga shqiptarët, që mendohet se janë emigrantë ekonomikë e jo individë që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Autoritetet holandeze dhe belge po marrin në konsideratë masa specifike për të dekurajuar fluksin e emigrantëve të rinj nga Shqipëria.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet