Negociata me Shqipërinë/ Qeveria franceze prezanton linjat e reja të politikës ndaj emigracionit

Me kërkesën e Presidentin Emmanuel Macron, Asambleja Kombëtare franceze diskutoi ditën e djeshme çështjen e azilantëve. Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, në fjalën e tij, Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, pranoi se tema e azilanteve është shqetësuese për francezët, duke shtuar se lufta kundër emigracionit të paligjshëm po bëhet më e fortë, por duke thënë se Franca do duhet të fillojë që të ketë një qasje më pragmatike në lidhje me emigracionin profesional. Franca është një nga vendet e pakta europiane, ku është rritur numri i kërkesave për azil, me 123,000 raste në vitin 2018. Autoritetet franceze kanë shprehur shqetësim për kërkesat që vijnë nga vende “të sigurta” si Shqipëria dhe Gjeorgjia, duke shkaktuar debate politike që po ndajnë shoqërinë franceze dhe deputetët në Asamblenë Kombëtare, madje edhe në mesin e shumicës që mbështesin Presidentin Emanuel Makron. Dje, gjatë diskutimit në Asamblenë Kombëtare, Kryeministri i Francës prezantoi gjashtë linja pune, duke përfshirë një reflektim mbi përfitimet sociale të përfituara nga azilkërkuesit, për të adresuar boshllëqet që ai vetë e pranoi se ekzistonin në politikën franceze të imigracionit. “Franca nuk duhet të jetë as më shumë e as më pak tërheqëse se fqinjët e saj për emigrantët”, shpjegoi Edouard Philippe, duke bërë thirrje për debat për zgjidhjen e kësaj çështjeje pa mbajtur asnjë tabu, por edhe pa mohuar parimet franceze veçanërisht në lidhje me kushtet e qasjes në shërbimet sociale të emigrantëve. Asambleja nuk mori asnjë vendim, por ishte në vazhdën e debatit për këtë çështje, që pritet të vazhdojë edhe të mërkurën në Senat.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet