Nigel Farage

Farage siguron 28 vende në Parlamentin europian

Një emër, një program, një fitore e paralajmëruar: Partia “Brexit” e Nigel Farage ka dalë në vend të parë në zgjedhjet europiane në Mbretërinë e Bashkuar, duke marrë 32 % të votave në kurriz si të konservatorëve ashtu edhe të laburistëve. Kjo forcë ka siguruar 28 vende në Parlamentin Europian. Dy partitë e mëdha kanë dalë nga zgjedhjet fort të ridimensionuara.Liberaldemokratët kanë trefishuar votat duke marrë 21 % e duke mbajtur vendin e dytë, me mesazhin e tyre pro Bashkimit Europian dhe anti-Brexit. Suksesi i tyre do të thotë se nga 1 eurodeputet tashmë ata do të kenë 15 të tillë. Në frontin proeuropian edhe të gjelbërtit kanë fituar vota duke shkruar përtej 12 % duke iu afruar laburistëve që kanë zbritur në 14 %. Konservatorët nga ana tjetër po shkërmoqen, çka paralajmëron mundësinë që ashtu si në Greqi apo në Itali, edhe në Britani këto rezultate të prodhojnë një proces të brendshëm zgjedhor. Britania e Madhe ka qenë e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europiane, si rrjedhojë e vonesës në arritjen e marrëveshjes së daljes nga Bashkimi Europian.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet