Lajmi që të gjithë e prisnim; do të ndodhë pas Reformës...

Bashkimi europian vazhdon të bëjë presion për Reformën në drejtësi. Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin gjatë prezantimit të misionit EURALIUS V, u shpreh se Reforma nuk ka kthim pas. Madje, ajo theksoi se pas reformës në drejtësi pritet një ndryshim themelor, ku do luftohet me zero tolerancë korrupsioni dhe do zbatohen me rigorozitet të drejtat e njeriut. “Me asistencën e EURALIUS, BE do të japë një ekspertizë mjaft të mirë për të drejtat e njeriut, por edhe luftën kundër korrupsionit në vend për të bërë Shqipërinë një vend me të drejta të barabarta për të gjithë. Reforma në Drejtësi është një instrument i mirë për sigurinë dhe le të besojmë që ndryshimi është i mundur, duhet durim. Nuk ka kthim pas, sistemi i drejtësisë është një realitet dhe ne jemi të duruar për të pritur ndryshimin për të ardhmen”, deklaroi ajo.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet