Përafrimi i legjislacionit me BE, miratohet pr/ligji 'Për ndryshimet klimatike'

Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi sot pr/ligjin “Për ndryshimet klimatike”. Relatorja e këtij projektligji Elona Gjebrea, u shpreh se, “Qëllimi i këtij projektligji është krijimi i bazës ligjore për integrimin e politikave dhe për masa efektive që mundësojnë plotësimin e detyrimeve të Republikës së Shqipërisë ndaj Konventës, për arritjen e objektivit final të saj, përmes nxitjes së reduktimit të shkarkimeve GES dhe ruajtjes dhe rritjes së përthithësve e rezervuarëve të vendit; përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar dhe/ose lokal dhe evidentimin e arritjeve të vendit në këto drejtime, duke përdorur metodologji sipas modeleve të Konventës dhe të BE-së”. Për të folur rreth projektligjit e ftuar ishte Ornela Çuçi, zëvendësministre në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe specialist të tjerë të kësaj ministrie. Pas pyetjeve dhe diskutimeve në komision, anëtarët e pranishëm miratuan në parim nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet