Përplasjet për taksat doganale, Malmstrom: BE nuk është afër zgjidhjes me Trump

Bashkimi europian dhe Shtetet e bashuara të amerikës nuk po bëjnë përpjekje për tu afruar me njëra tjetrën, në gjetjen e një marëveshjeje për tregtinë. Komisionerja europiane për tregtinë, Cecilia Malmstrom tha se: "palët nuk janë afër, Komisioni i BE-së po punon për një urdhëresë që synon t’ia propozojë shteteve anëtare. BEja ka treguar vullnet për të hequr tarifat mbi produktet industriale, nëse kjo është ajo që kërkon pala amerikane”, deklaroi ajo para reporterëve. Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e taksës doganorë 25% për makinat europiane, nesë BE nuk do të hiqte barrierat tregtare ndaj produkteve amerikane, shkaktuan tensione mes palëve. Pakënaqësitë erdhën duke u rritur, dhe ende sot e kësaj dite nuk ka një zgjidhje për këtë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet