Pingpongu me vizat e Kosovës/ Komisioneri i BE-së: Kushtet i keni plotësuar, por nuk marrim dot vendim

Pas vizitës në Tiranë, komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi ndodhet në Kosovë, ku ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kryeministrin Avdullah Hoti.

Teksa fliste për liberalizimin e vizave, Varhelyi deklaroi se Kosovë i ka plotësuar kriteret, por tashmë duhen bindur shtetet anëtare. Sipas tij, që të arrihet kjo gjë nuk është dhe aq e lehtë.

“Nuk ka në asnjë takim të vetëm që nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Unë po përpiqem të ndihmojë që t’i bind shtetet anëtare për nevojën që ti ofrohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Vlerësimi ynë mbetet që i keni përmbushur të gjitha kriteret, por vlerësimi që ne kemi për ju nuk mjafton sepse KE nuk merr vendim. Ne duhet t’i bindim shtetet tona anëtare që të votojnë pro dhe për këtë është çfarë jemi duke punuar e po ashtu edhe Kryeministri”, u shpreh Varhelyi.

Ai tha mes të tjerash se janë ndarë 9 miliardë euro grante për Kosovën dhe rajonin. Për Varhelyi, ky plan parashikon rritjen e ekonomisë së Ballkanit për 3 për qind deri në 5 për qind.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet