Polonia mikpret samitin e radhës për Ballkanin perëndimor

Një samit triditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit filloi dje në qytetin polak të Poznanit. Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen të premten për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit. Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre. Lista përfshin kancelaren gjermane, Angela Merkel, kryeministren britanike, Theresa May dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit priten të marrin pjesë më shumë se 1 500 persona, përfshirë mbi 1 000 të ftuar. Procesi i Berlinit është një iniciativë gjermane për nxitjen e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kjo nismë përfshin tetë vende të BE-së, Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë, Slloveninë, Kroacinë dhe Britaninë e Madhe. Polonia iu bashkua këtij grupimi vitin e kaluar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet