Pres që në qershor Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit

Pres që në muajin Qershor Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BEsë, Federica Mogherini, sipas europeanwesternbalkans.

”Ballkani është pjesë e Europës kur shikon hartën e kontinentit”, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Europian për Punët e Jashtme (AFET).

“Kur shikon hartën e Europës , shikon që Ballkani është pjesë e saj. Prandaj më shumë se të përdor termin zgjerim, më pëlqen të them ribashkimi i Ballkanit me Europën”, tha ajo, duke shtuar se besonte se Bashkimi Europian mund të përdorte maksimalisht ndikimin e tij atje vetëm duke punuar në mënyrë të vazhdueshme.

Duke folur në takimin e përbashkët midis AFET dhe delegacionit të Parlamentit Europian në Asamblenë Parlamentare të Euro-Amerikës Latine (DLAT), Mogherini shfrytëzoi mundësinë për të përshëndetur përsëri marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Mogherini njoftoi se, siç është premtuar tashmë, ajo pret që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin negociatat e pranimit në BE në muajin qershor.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet