Gent Cakaj dhe Federica Mogherini në një takim të mbajtur në Bruksel

Proçesi i integrimit, Shqipëria përmbushi kriteret teknike

Shqipëria është më afër se kurrë Bashkimit europian. Kriteret teknike janë përmbushur. Ministri i jashtëm de facto Gent Cakaj ishte sot prezen në takimin e radhës të Këshillit kombëtar të integrimit europian, ku u fol për përgatitjet e vendit në kuadër të proçesit të integrimit.

Objektivi kombëtar i integrimit europian shkon përtej përgjegjësive ekskluzive të qeverisë. Ai kërkon përfshirje të gjerë shoqërore në tejkalim të dallimeve politike. Dialogu politik i brendshëm është faktor qendror për prosperim të mëtejshëm në axhendën europiane. "Jemi në një momentum krucial. Tashmë kemi vetëm 3 muaj në dispozicion deri tek hapja e mundshme e negociatave për anëtarësimin në BE, prandaj kjo mbledhje është mundësi e koordinimit të përpjekjeve për atë që mund të bëjmë”, tha ai.

Cakaj u shpreh se vendimi i Këshillit të BE është thelbësor për rrugën europiane sepse ai tërësisht aprovon gjetjet e raportit të Komisionit Europian që konstatoi se Shqipëria kë përmbushur të gjitha detyrimet teknike të kërkuara për hapjen e negociatave. Vetë shtetet anëtare konfirmojnë se progresi i Shqipërisë është i qëndrueshëm duke i hapur rrugën për hapjen e negociatave në qershor të vitit 2019.

Një faktor tjetër me rëndësi është vendimi i Këshillit të ministrave në dhjetor për strukturën përgjegjëse shtetërore për negociata. Kjo VKM garanton zgjerimin e kapaciteteve administrative për negociatat

Cakaj nënvizoi se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet më të larta të gjyqësorit. Këshilli nënvizon faktin se reforma në drejtësi ka dhënë rezultate në nivelet më të larta të gjyqësorit. Në konkluzione vlerësohet edhe kontributi konstruktiv i Shqipërisë në rajon, si vend që nuk ka çështje të hapura dhe është kontribues aktiv i zhvillimit rajonal. Aktualisht kemi përmbyllur 14 kapituj mes institucioneve të Shqipërisë dhe BEsë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet