Procesi i zgjerimit, Rama: Europa vendi i vetëm ku shqiptarët duan të jenë dhe do të jenë

Refuzimi për mos çeljen e negociatave me Shqipërinë ishte rezultat i disa luftërave të brendshme të Bashkimit Europian që u materializua në debate dhe mosmarrëveshje lidhur me ne dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe për zgjerimin si i tillë, ndërkohë që e dimë shumë mirë që këto bindje të brendshme kanë të bëjnë jo vetëm me këtë, por edhe me gjera të tjera themelore, të cilat përkufizojnë mënyrën sesi BE-ja dhe Komisioni funksionojnë sot.

Kështu deklaroi sot në konferencën “Një kontinent një e ardhme” të organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa”.

“Është plotësisht legjitime të shoshësh dhe të kuptosh se disa prej vendeve, themeluese të BE-së si Franca kanë shqetësimet e tyre dhe mendimet e tyre ndryshe në lidhje me mënyrën e funksionimit të BE-së. Edhe pse përpiqemi e përpiqemi për tu afruar dhe për tu bërë pjesë e kësaj shtëpie të përbashkëta që e kanë shtëpinë ndërkohë kanë të drejtë të thonë se si mund të funksionojë më mirë kjo shtëpi. Mund të biem dakord ose të mos biem dakord me këto kërkesa , por ky është realiteti e nuk ka arsye të vëmë në pikëpyetje legjitimitetin e këtyre kërkesave”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “sidoqoftë një gjë është vërtet dëshpëruese pasi janë të thënë të gjitha bëhet shumë shqetësues fakti që edhe pse këto mbeten bindje të brendshme brenda shtëpisë kur bëhet fjalë për të dhënë arsyet se përse ndodhi ky refuzim, nuk ka një mënyrë të drejtpërdrejtë me të cilën thuhet dhe shumë prej arsyeve fshihen pas disa përfundimeve steriotipe apo pas një mesazhi të formuluar steriotipik, i cili në fakt është fyes për vendin, ç’ka nënkupton se nuk ka dyshime se Shqipëria apo çdo vend tjetër në këtë fazë të rrugëtimit të integrimit si të tjerë më parë nuk janë aspak vende që nuk kanë probleme”.

“Nuk ka dyshim që të gjitha fjalët kyçe të këtyre mesazheve si krimi i organizuar, korrupsioni, mangësitë në administratën publike janë sfida reale dhe probleme reale të cilat duhen zgjidhur nuk ka dyshim për këtë , pasi nëse këto probleme e sfida nuk do të ishin reale e serioze në këtë fazë. Atëherë përse do na duhet të çeleshin negociatat, do të kërkonim të bëheshim anëtar të BE-së menjëherë”, – nënvizoi Rama.

Rama tha se “për çfarë shërbejnë negociatat për anëtarësim, ato janë bërë për të ndihmuar vendet të përmirësohen saktësisht në këto drejtime dhe për ti ofruar çdo vendi një udhërrëfyes sesi hap pas hapi proceset demokratike të shtetndërtimit po ndodhin. Nga ana tjetër është shumë e qartë që procesi është bërë gjithnjë tepër i vështirë dhe dëshpërues dhe i padrejtë që janë në linjë që janë në radhë për tu anëtarësuar. Kjo është arsyeja se përse para çeljes së negociatave Shqipëria ka bërë shumë më tepër se çdo vend tjetër, i cili ka hapur më parë këto negociata. Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, vlen për të gjitha vendet në radhë”.

“Nëse do të shihni se si ka shkuar procesi për Poloninë dhe ata që kanë qenë kandidatë më parë për integrimin, pa ta shikosh tani është bërë gjithmonë e më tepër kërkues, i vështirë dhe i padrejtë për shkak të kërkesave që janë bërë gjithmonë e më të detajuara edhe ndonjëherë edhe kufizuese. Megjithatë duhet të vijë një pikë kur i vjen fundi sepse se është si një ushtrim që nuk ka fund, në çdo moment kur 1-5 vende kanë problemet e tyre dinamikat e tyre taktike dhe duan të thonë ‘jo’ ato e kanë mundësinë të gjejnë pretekse duke i drejtuar gishtin vendeve duke i thënë ‘jo'”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se e shoh Francën si më të ndershmen në këtë debat sepse Presidenti Macron ka një qëndrim shumë të hapur, është i drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja, ajo çfarë po thonë është që Europa ashtu siç funksionon nuk ekziston, mund ta vini në pikëpyetje a mund të bini dakord apo mos bini dakord me këtë, por është e vërteta e thonë prej tyre ashtu siç e shohin, nuk është një mënyrë për ti rënë vërdallë”.

“Lajm i mirë për ta përmbyllur me një të tillë është që kjo ka hapur një debat të mirë dhe ka sjellë ndryshime të rëndësishme në metodikën e bisedimeve të anëtarësimeve. Duket se janë të mira qoftë për vendet dhe për komisionin dhe për Unionin. E ndoshta do ta bëjnë procesin shumë më të qartë e shumë më të drejtë. Dimë që ‘djalli fshihet tek detajet’ dhe përvoja na ka treguar se për më të vegjlit e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë”, tha Rama.

Sipas tij, në gjithë këtë situatë të paqartë për ne ajo që ndodhi në Konferencën e Donatorëve ishte e jashtëzakonshme dhe ishte një lehtësim mjaft i madh sepse për shqiptarët, të qenit në Europë është shumë më tepër sesa thjesht integrimi mekanik në BE.

“Ka të bëjë shumë me shpirtin e tyre, me psikologjinë e tyre pasi u është dashur të jetojnë gjithë jetën për shekuj të tërë në një vend historik kur s’mund të zgjidhnin dhe ku iu është dashur të përshtaten regjimeve e situatave të ndryshme. Europa është vendi i vetëm ku shqiptarët duan të jenë dhe do të jenë”, – shtoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “është shumë më mirë që të na njihen përpjekjet, por ne nuk e bëjmë këtë se na kërkohet nga Parisi, Berlini dhe Brukseli, por se është e vetmja gjë që na duhet të bëjmë për fëmijët tanë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet