Qipro jep pasaporta europiane për miliarderët rusë dhe ukrainas

Ka vende që varen nga eksportet por edhe vende të cilat vendosin qytetarinë e tyre për të fituar para. Kjo është Qipro, pjesa jug-lindore e europës dhe ishulli shtet i Bashkimit Europian. Qeveritarët e tij kanë menduar të ofrojnë pasaportën vendase për super të pasurit ukrainas dhe rusë. Programi quhet “Viza e Artë” dhe është një ofertë në këmbim të investimeve në vendin i cili është goditur jo pak nga kriza financiare e kohëve të fundit.

Deri tani janë mbi 400 pasaportat e shpërndara sipas këtij ligji vetëm vitin e kaluar. Kjo është një çështje e cila ka çuar në gjendje të mirë vendin duke fituar mbi 4 miliard Euro. Deri në fund të vitit 2013, vendimi ishte marrë vetëm për ministrat dhe qeveritarët e vendeve të ndryshme, por tashmë është menduar se shumë miliarderë janë të interesuar për një pasaportë europiane, mbi të gjitha një nga Moska dhe Kievi.

Brukseli duket se ka hequr pak kokën mënjanë për këtë veprim duke patur merak, por kjo nuk ka mjaftuar për ta bërë qeverinë e nikozisë të ndërmarrë hapat e veta.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet