Qytetarët Europianë, nga tetori 2021 do të hyjnë në Britani me pasaportë

“Britania e Madhe do t’u kërkojë të gjithë qytetarëve të Bashkimit Europian, të marrin me vete edhe pasaportën në kufi duke nisur nga tetori 2021. Do të kontrollohet në kufi së bashku me kartën e identitetit të personit në të njëjtën kohë”. “Modeli i Operacionit Kufitar”, ka publikuar prej dy ditësh edhe lajmin nga Londra.

Aktualisht, ashtu si në të gjithë Bashkimin Europian, të gjithë qytetarët mund të hyjnë në Britaninë e Madhe vetëm me kartën e identitetit. Rregullat e reja do të vendosen edhe për Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Sipas qeverisë britanike, karta e identitetit është më pak e sigurt në krahasim me pasaportën.

 ”Karta e identitetit është njëra nga dokumentat më pak të sigurta në kufi dhe për këtë fakt do të ndalohet vetëm hyrja me të, duke kërkuar riforcimin e kufirit tonë edhe pse Mbretëria e Bashkuar do të rimarrë kontrollin total të kufijve në fund të periudhës së tranzicionit”, ka deklaruar qeveria në një deklaratë zyrtare.

Britania e Madhe doli zyrtarisht nga Bashkimi Europian më 1 janar, por do të vazhdojë të qëndrojë brenda në një fazë kalimi deri në fund të vitit. Është duke u punuar për negocimin e rregullave të tregëtisë mes vendit dhe vetë BE-së.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet