Qytetarët e BE-së mund të deportohen para se të bëhen ligjet emigracion pas Brexit

“Qytetarët e Bashkimit Europian në Britaninë e Madhe, do të përballen me deportimin përpara se të ndryshojnë ligjet të cilat nuk do t’u lejojnë atyre të qëndrojnë në vend pas Brexit”, ka thënë një ministër i qeverisë britanike. Zilja e alarmit ka nisur të bjerë dhe po jepet një lajmërim alarmues për miliona persona të cilët përballen me paraqartësi në lidhje me të ardhmen e tyre. Ministri i Emigracionit, Brandon Lewis, duke dhënë informacion tek Komiteti i Përzgjedhjes së Punëve të Vendit, këmbëngul me thashethemet e fundit se do të bëhet shumë debat në lidhje me qëndrimin e qytetarëve europianë në Britani.

Ana Nicolas Hatton, themeluesja e grupit 3 milionësh të cilët përfaqësojnë qyetatarët e Bashkimit Europian, thekson se “vendimi përfundimtar do jepet për ata qytetarë të BE-së të ciët kanë jetuar në Britani për 5 vjet. Për ata që ndodhen këtu por që kanë më pak se 5 vjet, do të lejohet të qëndrojnë derisa ata të mbushin mandatin 5 vjeçar të qëndrimit”.

Author

Shkruaj një koment

0 Komentet