Rama: Me çizme, pa çizme ne do t’ja dalim të hapim negociata

Ditën e djeshme Forumit Rinor Eurosocialist ka festuar ditëlindjen e gjashtë të saj. I pranishëm në ceremoninë në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama nuk nguroi të sulmojë patitë opozitare. Pak ditë para prostestës së PD-LSI kreu i qeverisë tha se askuh prej tyre nuk po mbron interesat e shqiptarëve por por po vuajnë se kush do të shkojë i pari para drejtësisë.

“T’i dalësh sot përballë si barrikadë këtij stacioni historik (BE) të të gjithë shqiptarëve me pretendimin se po bën luftë opozitare, nuk do të thotë të jesh antishqiptar, do të thotë të jesh qorr shurdh dhe krejtësisht i panevojshëm për interesat e shqiptarëve. Se përpara shqetësimit se kush do shkojë para drejtësisë nga ata që sot janë para skenës politike, nga ata që sot drejtojnë opozitën, shqiptarët që e kanë votuar opozitën kanë më shumë shqetësimin se kur më në fund Shqipëria, familja ime, fëmijët e mi do të jenë pjesë e Europës së familjes së bashkuar dhe nuk do të kemi më damkën e të qenit jashtë Europës kur lëvizim nëpër Europë”, tha Rama.

Kush e ka votuar PS kush mbështet këto përpjekje të mëdha dhe kush do të jetë pjesë e kësaj përpjekje do jetë krenar se në 4 vite do bëjmë histori për Shqipërinë që duam, tha kreu i qeverisë edhe pse beteja po bëhet më e vështirë. Madje ai nuk la pa përmenduar as çizmet, të cilat sipas tij përveçse prishin imazhin e vendit nuk rregullojnë asgjë tjetër.

“Mos e harroni asnjëherë se me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me këpucë, pa këpucë ka vetëm një gjë që mund të na bëjnë, jo neve por mund t’ja bëjnë Shqipërisë duke e penguar në këto 6 muaj vendimtarë”. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetares së LSI duke e quajtur fjalimin e Ramës si të një injoranti që përdor substanca narkotike. Një ndër arritjet, tha Rama, e cila nuk do të ishte realizuar pa këtë parti në udhëheqjen e vendit, është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni.

“Nëse përpara pak ditësh, në parlamentin e Maqedonisë kaloi një ligj që as nuk mund të imagjinohej deri vetëm pak kohë më parë, unë po ju them sot me krenari që duhet të jeni të gjithë krenar, duhet të jenë krenarë të gjithë ata që e kanë votuar, e kanë mbështetur dhe e kanë besuar këtë parti sepse pa këtë parti në udhëheqjen e vendit nuk do të kishte sot gjuhë shqipe të zyrtarizuar me ligj në Maqedoni.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet