Raportuesi i BE: Shqipëria kohë deri në prill për rezultate konkrete

Raportuesi i BE-së për Shqipërinë, Eduard Kukan, në një vizitë në vendin tonë tha se Shqipëria ka kohë deri në prill për të hapur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhëm. Kukan deklaroi se institucionet evropiane po përdorin një retorikë kontruktive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, por kjo duhet shpërblyer me rezultate pozititve dhe konkrete.

“Nëse vendet e rajonit duhan të anëtarësohen në 2025, atëherë ato duhet të mbarojnë negociatat e anëtarësimit në 2023-shin, pasi procesi i ratifikimit të 27 shteteve anëtare merr dy vjet. Pra, ne po hyjmë në një fazë fare te re. Përgjithësisht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në shkurt Komisioni do të publikojë strategjinë e zgjerimit, në prill progres raportet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate”. I pyetur edhe për çështjen Tahiri komisioneri i BE-së, tha se nuk i takon politikanëve të komentojnë përsa kohë çështja është ende në proces. Për këtë rast duhet të flasë drejtësia.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet