Roth: Shqipëria dhe MV janë të BEsë, fatale ti lëmë hapësirë të tjerëve

Bashkimi Europian e tha fjalën e tij, Tirana dhe Shkupi janë gati dhe kanë përmbushur kushtet e caktuara nga Brukseli. Këto vendi i përkasin Europës. Fatale të lëmë hapësirë për aktorë të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia. Këto ishin deklaratat e Ministrit të jashtëm gjerman për çështjet europiane Michael Roth në një opinion për gazetën Die Welt.

”Po, ne duhet të reformojmë Bashkimin Europian. Por, thellimi i vonuar i BEsë nuk është në kontrast me zgjerimin e tij. Një Bashkim Europian më i madh, që është në të njëjtën kohë më i aftë, më sovran dhe më demokratik, mund të krijojë më shumë siguri për njerëzit e tij.

Prandaj, presidenti në largim i Komisionit të BEsë, Juncker, ka mjaft të drejtë kur thotë se: ”Ishte një gabim historik që liderët e BEsë refuzuan më 18 Tetor dritën jeshile për përfshirjen e planifikuar të bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”. Shtyrja e negociatave solli habi si brenda BEsë ashtu dhe jashtë saj (Ballkan). BE u qëndron fjalëve.

Blloku do të vlerësonte faktin që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe vazhdimisht kanë nxitur reforma. Në të dyja vendet, popullsia dhe qeveritë kanë provuar shumë gjatë dhe përsëri janë të gatshëm të bëjnë kompromise të dhimbshme për afrimin me BEnë.

Ndryshimi i përsëritur dëmton besueshmërinë e BEsë. Në rajon, fuqizon ato forca që nuk kanë asnjë interes për reformë dhe përparim. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, tashmë ka njoftuar dorëheqjen e tij dhe zgjedhjet e reja për në muajin prill. Ekziston rreziku i një rikthimi në nacionalizëm dhe shpërthimit të plagëve të vjetra dhe konflikteve etnike.

BE duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë! Fakti që fillimi i negociatave të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka dështuar kohët e fundit për shkak të rezistencës së individëve, është një pengesë e hidhur. Por, do të ishte e gabuar të fshihnim kokën në rërë.

Në pranverën e vitit 2020, kjo temë duhet të vijë përsëri në axhendën e krerëve të shteteve dhe qeverive të BEsë. Atëherë patjetër duhet ta sqarojmë se i përmbahemi perspektivës së pranimit. Vonesat e mëtejshme do të ishin të papërgjegjshme.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma. Ky është sinjali më i mirë për të gjithë skeptikët. Në të njëjtën kohë, ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë me BEnë dhe të sqarojmë se si t’i tejkalojmë rezervat e shteteve anëtare.

BE, kohë më parë ka nxjerrë mësimet e saj nga dhënia e parakohshme e dritës jeshile në raundet e mëparshme të zgjerimit. Ne kemi rishikuar metodologjinë e proceseve të pranimit dhe tani përqendrohemi shumë në demokraci dhe shtetin e së drejtës.

Në muajt e ardhshëm, është e rëndësishme të intensifikojmë më tej bashkëpunimin me të dy vendet. BE nuk është mjaftueshëm e dukshme në Ballkanin Perëndimor. Komisioni i ri i BEsë, duhet të bëjë rajonin një përparësi kryesore!

Mund t’i ndihmojmë ata me ekspertë, në mënyrë që të çojnë përpara reformat e nevojshme. Si pjesë e procesit të Berlinit, ne duhet të jemi edhe më të përfshirë dhe të investojmë më shumë në bashkëpunimin rajonal”, përfundon ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth në një opinion për gazetën Die Welt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet